Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Partitë politike gjatë fushatës ligjërisht mund të shpenzojnë rreth një milion euro

Foto: Koha / ilustrim

Rreth një milion euro është shuma që iu lejohet subjekteve politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, që të shpenzojnë për fushatën zgjedhore, e cila ka nisur më 25 shtator.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se kjo vlerë mund të jetë disa herë më e lartë, pasi që disa nga subjektet politike, sipas tyre, vazhdimisht e kanë mbajtur të fshehur shumën e shpenzimeve si edhe mënyrën e financimit të fushatës.

Sipas Ligjit për financimin e partive politike, burimet financiare dhe materiale të subjekteve politike përbëhen nga financimi publik përmes buxhetit të Republikës së Kosovës. Shuma e mjeteve buxhetore, dedikuar fondit për mbështetjen e subjekteve politike, nuk mund të kalojë 0,17 për qind të buxhetit të Kosovës dhe donacionet e tjera.

Kurse në bazë të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton maksimumin e shpenzimeve të fushatës, që bazohet në numrin e përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve, në kohën e freskimit të fundit nga KQZ-ja.

Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se KQZ-ja duke u mbështetur në listën preliminare të votuesve, ka ardhur në përfundim që maksimumi i shpenzimeve për secilën parti të jetë 986 mijë euro.

Edhe Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë Arbëri Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

“Për këto zgjedhje, KQZ-ja duke u mbështetur në listën preliminare të votuesve ka përcaktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore në shumën prej 986 mijë euro, pra 0.50 euro për votues të regjistruar, për secilin subjekt politik të certifikuar”, tha Elezi.

Artikullin e plotë lexoni në Radio Evropa e Lirë