Sigurim shëndetësor për qytetarët brenda vitit të parë të qeverisjes, ka premtuar kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani.
Derisa ka prezantuar programin e saj për shëndetësinë, Osmani ka thënë se do të rrisin buxhetin për këtë sektor për 200 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka shtuar se shëndetësia do të jetë prioritet dhe shtyllë kryesore e programit të LDK-së, raporton KTV.
Ndërkaq, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka takuar përfaqësues të organizatës “Handikos”.
Ata Haradinajt i janë ankuar për mos-zbatim të ligjit për punësim, mosmiratim të ligjit për këtë kategori dhe për mungesë të mbështetjes financiare.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, ka premtuar se brenda dy vjetësh, çdo familje do t’i marrë fletët poseduese për pronat e tyre.
Kjo, sipas tij, do të bëhet përmes themelimit të Agjencisë për trajtimin e Ndërtimeve pa leje.