Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Programi i VV-së për shëndetësi, planifikohen 40 milionë euro shtesë çdo vit

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka qenë pjesë e kabinetit të Vjosa Osmanit, ku ndër fokuset kryesore ka qenë pjesa e shëndetësisë.

Sipas saj, angazhim ka pasur edhe për Ligjin për Pandeminë dhe pozitën e grave në përgjithësi.

Statovci tutje ka shtuar se duhet pasur prioritet shëndetin e qytetarëve.

“Gjatë tubimeve tona mundohemi që të qëndrojmë brenda numrave, por nganjëherë vullneti e qytetarëve e bënë situatën më ndryshe”, ka thënë ajo.

Sipas saj, në ambientet më të hapura mundësia e transmetimit të virusit është më e vogël, duke shtuar se vazhdimisht bëjnë thirrje që të respektohen masat.

“Pandemia i ka vënë në pah mangësitë në shëndetësi. Tashmë është kuptuar që shëndetësia është hallkë kryesore e funksionimit të shtetit. Fillimisht do ta analizojmë situatën në të cilën gjendemi dhe në qasjen ndaj vaksinave. Do të jetë objektivë sigurimi i vaksinës anti-Covid. Qëllimi ynë është që brenda vitit të vaksinojmë 60 për qind të qytetarëve. Planifikohen 40 milionë euro shtesë çdo vit”, ka thënë ajo.

Edhe Kollçaku: LVV-ja synon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore Zgjedhjet 2025 Kollçaku: LVV-ja synon funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore

Statovci ka thënë se nëse shikohet trendi i financimit të shëndetësisë, shihet se është keq i financuar. Sipas saj, do të ngritët niveli i infrastrukturës së shëndetësisë në vend.

Ajo thotë se do të rritet buxheti në shëndetësi duke ua mundësuar edhe përmirësimin e kushteve të personelit shëndetësor, gjithashtu edhe përmbushjen e listës esenciale të barnave.