Në ueb faqen e KQZ-së nuk është e lehtë të gjendet lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 6 tetorit.
Nëse përzgjidhet opsioni “Zgjedhjet për kuvend të Kosovës 2019” ajo të drejton tek të dhënat e përgjithshme me informata për zgjedhjet e 6 tetorit.
Megjithatë, te rubrika “Fletëvotimi dhe lista e kandidatëve” mungon lista e kandidatëve për deputetë, e dy herë është publikuar fletëvotimi.

Lexuesit i janë drejtuar Koha.net për këshilla se ku mund ta gjejnë listën e kandidatëve për deputetë, në mënyrë që të mund të informohen për numrat e kandidatëve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Koha.net ka treguar se ku mund të gjendet broshura e kandidatëve për deputetë, derisa nuk është deklaruar se pse nuk gjendet e njëjta broshurë në rubrikën “Fletëvotimi dhe lista e kandidatëve”.
Listën e plotë të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit mund ta gjeni këtu.
-
Nis publikimi i rezultateve të kandidatëve për deputetë
-
KQZ-ja certifikon 902 kandidatët për deputetë të 21 subjekteve politike
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Elezi: Kandidatët për deputetë do t’i nënshtrohen verifikimit institucional
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë