LDK-ja thotë se salla e Kulturës, e cila e mban emrin e kolosëve të kombit, Zija Shemsiu dhe Xhavit Ahmeti, ka qenë e vogël për t’i zënë të gjithë simpatizantët e kësaj partie, përkatësisht mbështetësve të Vjosa Osmanit dhe pesë kandidatëve për deputetë: Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, pasi i falënderoi banorët e këtyre fshatrave për këtë mbështetje, tha se është fat i madh që shtabit zgjedhor në nivel qendror po i prin kryetari Lutfi Haziri dhe fitorja e madhe është e padiskutueshme.
Në emër të Përlepnicës, Kmetocit, Verbicës së Kmetocit dhe Shillovës, ka folur Shkëndije Xhelili Avdiu, e cila tha se për 30 vite LDK nuk u ndal së punuari për liri, pavarësi e demokraci, për të shtuar se është krenare që kjo parti sot po frymon sikur në kohën e Ibrahim Rugovës.
Fjalë mirënjohje e falënderimi kanë shprehur edhe kandidatët për deputetë nga LDK e Gjilanit, duke pohuar se kjo mbështetje enorme i bënë ata më të përgjegjshëm.
Kandidatja Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar qindra simpatizantët e pranishëm për besimin në listën e LDK-së dhe Vjosa Osmanit, derisa ka deklaruar se ata që e zhvatën pushtetin do të mbeten pa vota e pa mbështetje e pa besim.
Fatmir Rexhepi (20), ka deklaruar se pa kontributin e veteranëve dhe themeluesve të partisë në Përlepnicë e kudo, pa ata që u fijuan për atdhe, LDK dhe Kosova nuk do të ishte ku është sot, derisa theksoi se në këtë sallë mbeten kujtime të paharrueshme.
Edhe
Osmani: VV-ja s’ka arsye për të refuzuar emrin tim
Valentina Bunjaku Rexhepi (21), ka deklaruar se me qeverisjen e LDK-së, “Kosova do të lulëzojë prej projekteve kapitale, njësoj siç po lulëzon sot Përlepnica me investimet të cilat janë bërë nga qeveria e kryetarit tonë, Lutfi Haziri”.
Në fund, kandidati i cili mban numrin 44, Faton Bislimi, theksoi se Përlepnica po dëshmon se është fryma e unitetit, e cila është shembulli më i mirë i angazhimit, përkushtimit dhe mobilizimit edhe për nëndegët tjera në nivel komune.
-
Rexhepi: LDK-ja duhet ta votojë Osmanin sepse në të kaluarën i kemi votuar kundërshtarët më të mëdhenj
-
Renditja e më të votuarve të LDK-së në Gjilanin e Lutfi Hazirit
-
Kandidatët e LDK-së nga Gjilani takojnë simpatizantë të disa lagjeve
-
Mehmeti: LDK-ja e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetjen edhe përtej partiake