Qindra simpatizantë LDK-së të lagjeve “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Ferizajt” dhe “Rruga e Prishtinës” në Gjilan, i kanë bërë sot “pritje të jashtëzakonshme” kandidatëve për deputetë nga LDK-ja e Gjilanit, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44).
Në emër të këtyre nëndegëve ka folur Fejzulla Berisha, i cili nga atje i uroi fitoren e madhe të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve për deputetë, derisa ka shtuar se “kjo është një kryengritje politike për triumfin historik të LDK-së”.
Kandidatja Lirije Kajtazi ka thënë se kudo që po shkojnë, por gjejnë përkrahje të madhe, duke i falënderuar ata për mbështetjen, punën dhe angazhimin e madh drejt fitores së madhe më 6 tetor.
Kandidati Fatmir Rexhepi gjatë adresimit para qindra të pranishmëve, ka deklaruar se po bëhen gati 30 vite që po punojnë bashkë për liri, demokraci e pavarësi, duke shtuar se edhe kësaj radhe të gjithë duhet të bëhen bashkë për t’i mposhtur uzurpatorët dhe për t’ia hapur perspektivën vendit.
Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi, i ka falënderuar simpatizantët e këtyre lagjeve për mbështetjen e madhe, përderisa ka thënë se “të gjithë duhet të ngrihemi në këmbë edhe shtatë ditë, në mënyrë që ta bëjmë dallimin e madh më 6 tetor”.
Imet Rrahmani ka thënë se ndien kënaqësi të jashtëzakonshme që sa herë vijnë në këtë sallë, numri i pjesëmarrësve është i jashtëzakonshëm, duke e mbështetur Lidhjen e madhe të Ibrahim Rugovës edhe kësaj radhe më 6 tetor, për t’ia kthyer perspektivën qytetarëve të Republikës.
Edhe
Mehmeti: LDK-ja e Gjilanit do ta dyfishojë votën me mbështetjen edhe përtej partiake
Faton Bislimi ka nënvizuar se LDK është më unike dhe më e bashkuar se kurrë për t’iu prirë proceseve të mëdha përpara, duke shtuar se “gjilanasit do ta dyfishojnë votën për partinë e Ibrahim Rugovës më 6 tetor, që ta zhvillojmë shtetin për të tashmen dhe për të ardhmen tonë, fëmijët e Republikës”.
Në këtë tubim ka adresuar mesazhe edhe kandidati me prejardhje nga Gjilani, Avdi Pireva (88), i cili tha se është krenar për këtë përkrahje të këtyre lagjeve.