Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se pas vendimit të Gjykatës Supreme ka filluar me procedimin e votave konform vendimit të kësaj gjykate.
“Fillimisht, meqenëse bëhet fjalë për fletëvotime nga jashtë vendit, kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Procesi i vlerësimit është i domosdoshëm pasi vetëm në këtë mënyrë ne arrijmë të vërtetojmë nëse pakoja me fletëvotim është dërguar nga personi i regjistruar suksesshëm si votues jashtë vendit”, thuhet në fillim të njoftimit për media të KQZ-së, duke shtuar se përmes këtij procesi KQZ-ja arrin të dijë nëse brenda një dërgese ka më shumë se një pako me fletëvotime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pra, duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4 mijë e 670, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja ka renditur edhe arsyet e refuzimit të tyre kategorizohen në 5 grupe si në vijim: 535 raste kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që nuk janë regjistruar suksesshëm si votues në listën votuese jashtë Kosovës; 115 raste janë kur kanë dërguar pako me fletëvotime persona që janë refuzuar për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës; 128 raste të tjera që kanë dërguar fletëvotime persona që nuk kanë dërguar kopje të dokumentit për t’u identifikuar; 159 raste kur personat kanë dërguar fletëvotime më shumë se një herë; dhe 275 raste kur personat që kanë dërguar fletëvotime kanë pasur kopje të dokumentit me afat të skaduar.
“Pra, vetëm zarfet e supozuara me fletëvotime do të numërohen këtu në QNR, e që janë gjithsej 4 mijë e 670”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja i ka thënë portalit Koha.net se numërimi i këtyre votave ka nisur në orën 17:00.