Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar procesi i rinumërimit të votave pas vendimit të PZAP-së.
Deri më tani raportohet të jenë rinumëruar 903 vendvotime nga 1407 gjithsejtë sa janë në proces.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për t’u rinumëruar apo 35.82% e tyre”, ka thënë Elezi për KTV-në.
Burim Ahmetaj nga QNR-ja, të hënën deklaroi se procesi pritet të përfundojë për 7-8 ditë.