Gent Begolli, ish-kryeshef i Telekomit e pjesë e AAK-së, sot pritet të kalojë në AKR.
Koha.net këtë e ka mësuar nga një burim, ndonëse, Begolli nuk e ka mohuar por as pohuar.
Koha.net ka kontaktuar me Begollin i cili ka thënë se sapo të merret ndonjë vendim, do ta bëjë publik.
“Ende s’ka asgjë konkrete por do ta merrni vesh më vonë. Ende jemi në bisedime e jam në disa tubime”, ka thënë Begolli pa dashur të jap tjera detaje.
Kujtojmë se Begolli u zgjodh Kryeshef i Telekomit sa ishte në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.
Begolli ka qenë edhe drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.
Artikuj të ngjashëm
-
Vëllai i Gent Begollit të AKR-së, konsull i Kosovës në Hamburg
-
Punësimet në KOSTT, gruaja e Gent Begollit u punësua në konkursin që kërkohej të anulohej
-
Sipas Haradinajt, Begolli u dorëhoq shkaku i vështirësive në Telekom
-
Begolli largohet nga Telekomi, mund të emërohet nënkryetar i Prishtinës
-
Jep dorëheqje kryeshefi i Telekomit, Gent Begolli