Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri tani ka pranuar shtatë aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se deri tani aplikimin për certifikim e kanë dorëzuar, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) me 27 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija (JGP) me 13 kandidatë për deputetë, Srpska Lista me 17 kandidatë për deputetë, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës me 13 kandidatë për deputetë, Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) me 6 kandidatë për deputetë, Samostalna Liberalna Stranka (SLS) me 13 kandidatë për deputetë dhe Nova Demokratska Stanka (NDS) me 60 kandidatë për deputetë.
Kujtojmë se sot është dita e fundit kur subjektet politike mund të dorëzojnë për certifikim listat e tyre të kandidatëve për deputetë.