Kanë mbetur edhe një ditë kohë, për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Megjithatë deri më tani vetëm një parti ka dorëzuar listën për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Partitë politike janë duke përgatitur listat me kandidatët për deputetë, të cilët synojnë të zënë ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se aplikimi i parë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje është dorëzuar sot.
“Deri në këto momente që po flasim kemi pranuar vetëm një aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje nga ana e subjektit politik, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, e cila ka dorëzuar gjithashtu listën me 27 kandidatë”, deklaron Elezi.
-
Deri tani, shtatë parti politike kanë dorëzuar në KQZ listat e kandidatëve për deputetë
-
Katër parti nuk e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ
-
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë
-
Asnjë listë kandidatësh e dorëzuar deri tani për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim në zgjedhjet e 7 qershorit