Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve sipas së cilave Lëvizja Vetëvendosje ka 32 deputetë, në mesin e të cilëve janë 10 deputetë nga legjislaturat e kaluara dhe 22 deputetë për herë të parë.
Më së shumti vota në këtë subjekt politik ka marrë Albin Kurti, me gjithsej 183 868 vota, pas tij është Glauk Konjufca i cili ka marrë 72 775 vota.
Ndërkohë, nga deputetët e rinj më së shumti vota ka marrë Arben Vitia, i cili ka marrë 26 974 vota. Kurse, më së paku vota nga deputetet e rinj është Arta Bajralija me 7670 vota.
Deputetë të rinj janë ,Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Labinotë Demi-Murtezi, Hajrullah Çeku, Jahja Kokaj, Gazmen Gjyshinca, Artan Abrashi, Shpejtim Bulliqi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralija.

-
Dhjetë më të votuarit e zgjedhjeve të 7 qershorit
-
Numërohen gati gjysma e votave, këta janë kandidatët më të votuar
-
Këta janë dhjetë më të votuarit te VV-ja, pas numërimit të votave në mbi 11 për qind të vendvotimeve
-
Këta janë 120 deputetët e zgjedhur të Kuvendit
-
Numërohen 36.96% e votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar