Një mision i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (EOM) tashmë ndodhet në Kosovë për t’i vëzhguar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019.
“Zgjedhjet janë një prej komponentëve themelorë të demokracisë. Ato janë një mundësi për popullin e Kosovës për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe zgjedhur udhëheqësit e vet”, thuhet në komunikatë.
BE-ja bën thirrje që procesi zgjedhor të mbahet në mënyrë të qetë, transparente dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha partitë politike dhe udhëheqësit e tyre duhet të sigurojnë fushatë respektuese të përqendruar në programe konkrete në interes të popullit të Kosovës.
“Forcimi i procesit zgjedhor është pjesë thelbësore e ciklit zgjedhor dhe me rëndësi të madhe në Kosovë. BE-ja dhe OSBE-ja bashkërisht e kanë mbështetur themelimin e një Komisioni ad hoc të Kuvendit dhe të një Grupi Këshillëdhënës për këtë çështje. I ftojmë të gjitha palët t’i marrin me seriozitet përpjekjet e Komisionit dhe ta përshpejtojnë punën pas zgjedhjeve për t’i zbatuar rekomandimet e EU EOM”.
-
BE-ja mirëpret zhvillimin paqësor dhe konkurrues të zgjedhjeve lokale në Kosovë
-
Mbi 100 vëzhgues të BE-së në Kosovë, Loiseau: Të përkushtuar të monitorojmë procesin zgjedhor
-
BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Procesi të jetë transparent dhe pa ndërhyrje politike
-
BE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet lokale të tetorit “me mision të plotë”
-
BE: Do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor, institucionet e reja do të zgjidhen shpejt