Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Aida Dërguti nuk do të garojë për deputete

Ish -deputetja Aida Dërguti, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.

Dërguti përmes Facebook-ut thotë se për të shmangur spekulimet mediatike, ajo të votojë për kandidatët e PSD-së.

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate është në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Njoftimi i Dërgutit:

Miq,

Në këtë kohë aderimesh nëpër parti e lista zgjedhore, kur rëndom shumica e fillojnë angazhimin politik, më duhet të ju njohtoj se nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore. Për të shmangur çdo spekulim mediatik, vota ime do të shkojë për kandidatët e PSD-së. Angazhimi im politik gjithmonë ka qenë në përputhje me bindjet e mia, pa i llogaritur rrethanat e vështira, si atëherë kur iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Poashtu, edhe në Lëvizjen VETËVENDOSJE! më gjatë kam qenë e angazhuar jashtë institucioneve (që nga vitit 2005) sesa brenda institucioneve (që nga viti 2014). Në momentet kur nuk kam qenë mjaftueshëm e bindur, (siç ka ndodhur që nga përfundimi i luftës e deri më 2005) edhe pse zhvillimet politike i kam përcjellur me vëmendje, nuk jam angazhuar. Kësaj radhe po i bashkohem sovranit! Ju falemnderit të gjithëve që më keni mbështetur!

Edhe Aida Dërguti aderon në PDK Arbëri Aida Dërguti aderon në PDK

P.S. Militantë të të gjithë krahëve, mos provoni të abuzoni me hapësirën e komenteve sepse kam zero tolerancë ndaj juve!

Gjithashtu, kujtojmë se Dërguti fillimisht ishte deputete në Lëvizjen Vetëvendosje, si një zë shumë i dëgjuar, e më pas, deputete në Partinë Socialdemokrate, e kundërshtare e ish-partisë së saj.