Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, ka uruar Vetëvendosjen apo Lidhjen Demokratike të Kosovës që janë më së afërmi fitores në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai ka falënderuar qytetarët për dalje masive dhe procesin demokratik.
Edhe pse s’ka përfunduar numërimi i krejt votave, me afro 80 për qind të numëruara, VV-ja prin në një distancë prej më shumë se pesë mijë vota para LDK-së.
“Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Levizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës. Falënderojmë çdo votues, anëtarë e simpatizant që ishte në përkrahje të koalicionit 100 për qind. Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimim zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë”, ka shkruar ai në Facebook.
-
Ahmeti kërkon formim të shpejtë të qeverisë mes LVV-së e LDK-së
-
Ahmeti fton qytetarët të dalin të votojnë
-
VV-ja bie, por fiton bindshëm, opozita rritet
-
Kurti shpall fitoren, thotë se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera
-
Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së