Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje ka ankesa në vëzhgues në Nismës në QNR, këta për ngacime seksuale.
Nisma për Kosovën ka reaguar sot duke thënë se VV po shantazhon dhe kërcënon vëzhguesit e tyre në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.
Lexo edhe: Nisma akuzon Vetëvendosjen se po kërcënon dhe shantazhon vëzhguesit e tyre në QNR
Ndaj kësaj deklarate të Nismës ka reaguar aktivisti i VV-së Alban Krasniqi.
“Natyrisht që merr guxim Lista Nisma që tani të tentojnë të ndryshojnë edhe rezultatin në kuti të votimit, sepse tashmë u pa që në lojë përveç Vuçiqit me Listën serbe është futur edhe Thaçi me PZAP dhe me kapot udhëheqëse të supremes. Tani kanë sjellë në QNR llumin e tyre gjoja si vëzhgues me qëllim krijimin e tensioneve e pse jo edhe dëmtimin e kutive. Në vazhdimësi bëjnë presion mbi stafin, krijojnë insinuata, ngacmojnë seksualisht vëzhguese, kërkojnë pavlefshmëri votash”, shkruan Krasniqi.
“KQZ duhet tu tregoj vendin këtyre matrapazëve sepse aty është QNR dhe jo Han i Fatmir Limajt”, shkruan ai.