Supremja refuzon ankesat e VV, LDK e KDTP, për votat e ardhura nga Serbia ende s'ka vendim

Supremja refuzon ankesat e VV, LDK e KDTP, për votat e ardhura nga Serbia ende s'ka vendim

14 November 2019 11:53

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), raporton Koha.net.

Në aktgjykim, Supremja thotë se ankesa e kandidatit për deputet të VV Gani Krasniqit, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa e tij ishte paraqitur kundër vendimit të PZAP.

Ankesa e Faton Bislimit kandidatit për deputet nga LDK, është refuzuar si e pabazuar. Ankesa e tij kundër vendimit të KQZ, ku kërkoi rinumërim të votave me kusht dhe me postë, Supremja me vendim të PZAP e ka shpallur të pabazuar.

Me vendim të PZAP, është hedhur si e paasfatshme edhe ankesa e Muferra Srbica Sunik, kandidate për deputete nga KDTP.

Kujtojmë se për votat e ardhura nga Serbia, megjithëse pati ankesa nga disa parti politike, ende s'ka një vendim.

Anr.448-AKTGJYKIM

Anr.482-AKTGJYKIM

Anr.450-AKTGJYKIM

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme