Sipas popullaritetit të votuesve brenda partisë, Osmani del të jetë e para

Sipas popullaritetit të votuesve brenda partisë, Osmani del të jetë e para

07 November 2019 17:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot gjatë ditës ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të cilat u mbajtën më 6 tetor.

Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje doli e para më 26.159%, e ndjekur kështu nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 24.458%. Partia Demokratike mori 21.163 për qind ndërkaq koalicioni AAK-PSD 11.477% të votave.

Mirëpo nëse shikohet nga popullariteti brenda partisë, kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është kandidatja më e votuar në mesin e votuesve të LDK-së. Nga 206.458 vota sa mori LDK-ja në tersi, Osmani mori 176.188 vota, ose llogaritur në përqindje, 85 për qind e votuesve të kësaj partie e votuan atë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u votua nga 83 për qind e votuesve të Vetëvendosjes, duke marrë kështu 183.868 vota nga 220.811 sa kishte Vetëvendosja në tersi. transmeton Koha.net.

I pari i PDK-së, Kadri Veseli u votua nga 82 për qind e votuesve të PDK-së, duke marrë kështu 146.763 nga 178.645 vota sa kishte PDK-ja gjithsej.

Ndërkaq lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u votua nga 78 për qind e votuesve të kësaj partie. Ai mori 75.917 nga 96883 vota sa mori koalicioni AAK-PSD në tërësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme