Votat përfundimtare të kandidatëve për kryeministër Foto: Koha

Votat përfundimtare të kandidatëve për kryeministër

07 November 2019 11:37

Albin Kurti, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të Kosovës, mbetet me më së shumti vota.

Kurti, pasohet nga Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së.

Kurti ka marrë gjithsej 183.868 vota, transmeton Koha.net. 

Osmani si kandidate e LDK-së ka marrë 176 mijë e 188 vota.

Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër ka marrë 146 mijë e 763 vota.

Kryeministri në detyrë, kanditat i AAK-së, Ramush Haradinaj ka marrë 75 mijë e 917 vota.

Dhe Fatmir Limaj nga Nisma-AKR-PD, koalicioni i së cilit nuk arriti të kaloj pragun prej 5% për të qenë pjesë e Kuvendit, ka marrë 26 mijë e 14 vota.

Allbin Kurti 183,868

Vjosa Osmani 176,188

Kadri Veseli 146,763

Ramush Haradinaj 75,917

Fatmir Limaj 26,014

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme