Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Haxhiu: VV siguroi 32 deputetë

Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka arritur të fitojë 32 deputetë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se 32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme. Këtë mbështetje, do t'ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Haxhiu.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë, ndërsa LDK-ja e dyta. Këto dy parti janë duke zhvilluar takime në vazhdimësi për të harmonizuar qëndrimet rreth programit qeverisës.