Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se sot iu kthye e drejta e mërgimtareve me vendimin e Supremes për numërimin e votave të tyre.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se sot do të numërohen votat e mbetura të diasporës, ndërsa nesër ka mundësi të shpallen rezultatet përfundimtare.
“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare”, shkroi Rrustemi në Facebook.
Gjykata Supreme e Kosovës mori vendim sot që të numërohen edhe 1806 pakot me votat e diasporës.
Artikuj të ngjashëm
-
Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, siç kërkoi Vetëvendosje
-
Përplasjet për votimin nga jashtë sonte në “Interaktiv” me Adnan Rrustemin
-
Sot pasdite nis numërimi i votave nga diaspora
-
Sot pritet të përmbyllet procesi i rinumërimit të vendvotimeve
-
VV-ja synon ndryshimin e procesit të votimit nga diaspora