Gjykata Supreme e Kosovës, ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove të ardhura nga diaspora.
Në vendimin që ka siguruar KTV, thuhet se “është miratuar ankesa e VV, dhe detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pakove”.
Lëvizja Vetëvendosje, ditë më parë ka ushtruar sërish ankesë në Gjykatë Supreme lidhur me pakot me fletëvotime nga bashkatdhetarët që, siç thotë kjo parti, i dërguan me kohë fletëvotimet e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja pret që KQZ-ja të nisë sa më parë rinumërimin e votave të ardhura me vonesë nga diaspora
-
PZAP-ja ia refuzon VV-së dy ankesa për numërim të votave nga diaspora
-
Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes
-
Zgjedhjeve të 6 tetorit s’po u shihet fundi
-
Pesha e votave të diasporës për përbërjen e re të Kuvendit