Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme që konfirmoi ankesën e kësaj partie për rinumërimin e pakove me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.
Ndonëse këto vota kishin filluar të numëroheshin në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, PZAP-ja kishte vendosur që të ndërpritet procesi pasi ishte kuptuar se kishin arritur me vonesë në Kosovë, gjegjësisht pas përfundimit të procesit zgjedhor të 6 tetorit. Vetëvendosje ishte ankuar në këtë vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre”, thuhet në njoftim të Vetëvendosjes.
Kjo parti ka thënë se pret që sa më parë KQZ-ja të mblidhet për të marrë vendim për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe rinumërimit të këtyre fletëvotimeve.
“E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime”, thuhet në fund të reagimit.
-
Supremja miraton kërkesën e VV-së për numërimin e 1806 pakove me vota të diasporës
-
Supremja e urdhëron KQZ-në që ta bëjë numërimin e votave të mbetura të diasporës
-
Supremja detyron KQZ-në të bëjë rinumërimin e votave të diasporës të ardhura me vonesë
-
VV-ja ankohet në Supreme për qendrat alternative të votimit në diasporë
-
Refuzohet ankesa e LVV-së për anulim të rezultatit dhe përsëritje të votimit me postë