Zgjedhjet 2019

PZAP hedh poshtë ankesën e Nismës për votat e ardhura nga Serbia

PZAP hedh poshtë ankesën e Nismës për votat e ardhura nga Serbia
Foto: Koha/Ilustrim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar ankesën e paraqitur nga koalicioni NISMA-AKR-PD, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) me të cilën ka kërkuar që të anulohen si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë ankesën duke e quajtur si të pasafatshme.