Zgjedhjet 2019

Edhe Partia e Drejtësisë thotë të jetë dëmtuar nga komisionerët, pretendon se i takon një deputet

Edhe Partia e Drejtësisë thotë të jetë dëmtuar nga komisionerët, pretendon se i takon një deputet

Partia e Drejtësisë u është bashkuar disa partive që kanë shprehur shqetësimin e tyre për manipulimin e votave nga ana e komisionerëve, derisa thotë se i takon një deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Partia e Drejtësisë (PD) me vëmendje po e përcjell gjithë procesin e rinumërimit të votave. Dhe ndjehet mjaft e shqetësuar me manipulimin e votave nga ana e komisionarëve”, thuhet në një komunikatë të PD-së.