PSD-ja mund të mbetet pa asnjë deputet, fajëson koalicionin me AAK-në

Leonita Bajrami 10 October 2019 19:09

Numërimi i votave nuk ka përfunduar ende.

Mirëpo, me aq sa shihet nga numërimi i deritanishëm nga këto zgjedhje, Partia Socialdemokrate rrezikon të mbetet pa asnjë deputet, raporton KTV.

Natyra Kuçi është kandidatja e vetme nga kjo parti që ende mbetet në garë për të zënë ulëse në Kuvend.

Rezultati i dobët në këto zgjedhje bëri që kjo parti të mbledhë edhe këshillin drejtues të saj.

Sipas Kuçit, ishte koalicioni me AAK-në që e dëmtoi këtë parti.

E mospërfaqësimi në Kuvend, sipas analistit Rasim Alijaj, mund të çojë drejt shuarjes së partisë.

Ndërkaq, qytetarët thonë që PSD-ja nuk ka qeverisur mirë me Prishtinën, gjë që sipas tyre ka ndikuar që ky subjekt të mos votohet.

Partia Socialdemokrate, në zgjedhjet e 6 tetorit garoi së bashku me AAK-në, koalicion ky që sipas rezultateve preliminare arriti t’i mbledhë rreth 11.5% të votave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

isufi11/10/2019 14:14

A ju te PSD e keni hanger Tungj, tash po munohni me u kthye te Albini po Vone asht tashti.

Shto koment

Të ngjashme