Zgjedhjet 2019

Sipas Blerim Latifit, PDK-ja u mund nga lufta brenda saj për vota

Sipas Blerim Latifit,  PDK-ja u mund nga lufta brenda saj për vota

Sipas Blerim Latifit, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe këshilltar i lartë i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, PDK-në nuk e ka mundur Vetëvendosja, e as LDK-ja, por e ka mundur PDK-ja, konkretisht lufta e paskrupullt e kandidatëve të saj për t'ia grabitur votat njëri tjetrit.

Ai ka thënë se këtë luftë e kanë fituar ata që kanë pasur para dhe kanë kontrolluar infrastrukturën dhe logjistikën e partisë, për qëllime të veta.