Zgjedhjet 2019

40 mijë fletëvotime të pavlefshme, kryesisht si pasojë e shënimit të më shumë se dy subjekte politike

Rezultati aktual i zgjedhjeve parlamentare mbase do të mund të ishte ndryshe sikur të mos kishte kaq fletëvotime të pavlefshme.

Përkundrazi, numri i tyre po vlerësohet i lartë dhe shqetësues. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nga zgjedhjet e së dielës kanë dalë 40 mijë e 732 fletëvotime të pavlefshme, raporton KTV.

Meqë rezultatet ende nuk janë certifikuar, KQZ-ja nuk ka identifikuar natyrën e pavlefshmërisë së votave.

Mirëpo, ky komision ka analizuar mbi 7 mijë fletëvotime të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Analiza, sipas KQZ-së, tregon se pavlefshmëria mund të kategorizohet në tri grupe.

Moszvogëlimi i këtyre fletëvotimeve, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, është si rezultat i informimit të pamjaftueshëm të qytetarëve për mënyrën e votimit.

Komunat që kanë më së shumti fletëvotime të pavlefshme, sipas KDI-së, janë Drenasi, Skenderaj, Peja e Lipjani.

Në zgjedhjet parlamentare të 2014, numri i fletëvotimeve të tilla kishte qenë 30 mijë e 725, kurse në zgjedhjet e kaluara gjithsej ishin 42 mijë e 554 fletëvotime të pavlefshme.