Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

40 mijë fletëvotime të pavlefshme, kryesisht si pasojë e shënimit të më shumë se dy subjekte politike

Rezultati aktual i zgjedhjeve parlamentare mbase do të mund të ishte ndryshe sikur të mos kishte kaq fletëvotime të pavlefshme.

Përkundrazi, numri i tyre po vlerësohet i lartë dhe shqetësues. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, nga zgjedhjet e së dielës kanë dalë 40 mijë e 732 fletëvotime të pavlefshme, raporton KTV.

Meqë rezultatet ende nuk janë certifikuar, KQZ-ja nuk ka identifikuar natyrën e pavlefshmërisë së votave.

Mirëpo, ky komision ka analizuar mbi 7 mijë fletëvotime të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 2017-s. Analiza, sipas KQZ-së, tregon se pavlefshmëria mund të kategorizohet në tri grupe.

Moszvogëlimi i këtyre fletëvotimeve, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, është si rezultat i informimit të pamjaftueshëm të qytetarëve për mënyrën e votimit.

Edhe Mbi 40 mijë vota të pavlefshme, kritikohen institucionet për mungesë të fushatave informuese Zgjedhjet 2019 Mbi 40 mijë vota të pavlefshme, kritikohen institucionet për mungesë të fushatave informuese

Komunat që kanë më së shumti fletëvotime të pavlefshme, sipas KDI-së, janë Drenasi, Skenderaj, Peja e Lipjani.

Në zgjedhjet parlamentare të 2014, numri i fletëvotimeve të tilla kishte qenë 30 mijë e 725, kurse në zgjedhjet e kaluara gjithsej ishin 42 mijë e 554 fletëvotime të pavlefshme.