Një person është arrestuar një orë para mbylljes së vendvotimit në shkollën “11 Marsi” në Prizren, pasi ishte kapur teksa fotografonte votën.
Sipas burimeve të KTV-së, personi kishte pranuar veprën në Polici, ndërsa ka treguar se kishte pasur presion dhe i ishte kërkuar që të fotografonte votën e tij për PDK-në.
Në nivel vendi sot janë ndaluar 20 persona lidhur me shkeljet në procesin zgjedhor.
Në këtë qendër votimi, tre qytetarë që kishin shkuar me vonesë në qendër votimi kishin sharë komisionarët për arsye se nuk i kishin lënë të votonin.