Zgjedhjet 2019

Kosnett: Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën

Foto: Alban Bujari / Koha
 

Shkollën “Kral Milutin”, me numër më të madh të votuesve në Graçanicë, e ka vizituar ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett, i cili uroi që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Ambasada amerikane ka më shumë se tridhjetë ekipe në gjithë Kosovën, duke vizituar qendrat e votimit dhe unë kam vizituar personalisht qendrat e votimit në Prishtinë, Prizren, Graçanicë”, tha ai, raporton KSP.