Zgjedhjet 2019

​AAK-PSD prezantojnë në Prizren pesë zotimet e tyre

 

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, në tubimin elektoral me qytetarë në Prizren, u bëri thirrje atyre që t’i besojnë këtij koalicioni, pasi sipas tij janë të vetmit që e kanë kthyer besimin në shtetin e Kosovës.

Haradinaj tha se vetëm koalicioni AAK-PSD mund t’i kryejë punët e Prizrenit, siç i kanë kryer punët e Kosovës.