Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Veseli: Koalicioni LDK-VV sjell izolim, thellon varfërinë e korrupsionin

Zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për të ardhmen e vendit, ku qytetarët do të vendosin se a do të ketë një qeverisje bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo do të ketë një koalicion i cili sjell izolim.

Kështu ka deklaruar kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Kadri Veseli, i cili në Lipjan tha se një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes do të sillte më shumë izolim, do të thellonte varfërinë dhe korrupsionin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli tha se qytetarët duhet të bëhen bashkë për një fitore të PDK-së, pasi sipas tij, vetëm kështu sigurohet se vendi do të ec përpara.

“Zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë zgjedhje të cilat do të jenë kritike, të cilat do të jenë referendum për të ardhmen e vendit tonë, se cilin drejtim do ta merr Kosova jonë, a do të kemi një qeverisje e cila do të jetë së bashku me ShBA-të, një qeverisje e cila do të jetë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, një qeverisje e cila do të jetë për ekonomi të lirë të prodhimit dhe për rininë apo do të kemi një koalicion i cili nuk sjell shpresë, i cili sjell izolim, i cili e thellon edhe më shumë varfërinë dhe korrupsionin dhe ajo është Mustafa-Kurti. Ne duhet të gjithë bashkërisht të bëhemi bashkë që mos ta lëmë që Kosova jonë të ec prapa, ne të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jemi bashkë të punojmë për vizionin tonë euroatlantik. Me ShBA-të luftohet më lehtë korrupsioni dhe nepotizmi, me ShBA-të fuqizohet më lehtë ekonomia e Kosovës, ndërmarrësit dhe investitorët, me ShBA-të ne integrohemi m ë shpejt në NATO dhe BE”, tha ai, përcjell ksp.

Më tej, Veseli nuk është ndalur me kaq në mesazhet anti-korrupsion duke thënë se platforma e tij kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platform e përbashkët me Presidentin Trump në luftën globale kundër korrupsionit.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës luftohet më lehtë dhe më mirë korrupsioni; me SHBA-të zhvillohet më mirë ekonomia, dhe hapen vendet të reja pune; me SHBA-të integrohemi më shpejt në NATO dhe BE. Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e përbashkët të cilën e kanë Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump në luftën globale kundër korrupsionit” ka thënë Veseli.

Veseli në Lipjan tha se në qeverisjen e tij do të përkrahin në mënyrë të veçantë të rinjtë, fermerët, ndërmarrësit dhe punëtorët shëndetësor.

“Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit është platformë e cila është e përbashkët me platformën të cilën e ka ShBA-të me presidentin Trump në luftën globale kundër korrupsionit. Do të përkrahi të gjitha kategoritë të cilat janë për t’u përkrahur përveç rinisë dhe investitorëve tanë, ndërmarrësve që e zhvillojnë Kosovën. Do të përkrahi familjet e dëshmorëve, do të përkrahi luftëtarët e lirisë, do të përkrahi edhe më fuqishëm pensionistët, do të legalizohen 350 mijë ndërtime që aktualisht janë të pa legalizuara, të cilat janë kapital financiar i qytetarëve tanë, janë 8 deri në 10 miliardë euro, do të legalizohen për 2 vite në maksimum, ato do të jenë para të këmbyera në zhvillimin e perspektivës tonë familjare dhe kombëtare”, tha ai.

Veseli tha se nuk duhet të vetëkënaqen, por që duhet të bëhen edhe më shumë bashkë që ta ruajnë Kosovën që pas 6 tetorit të jetë bashkë me ShBA-në.

Ai edhe në Lipjan u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen për një Kosovë më të fortë, pasi sipas tij, sa më e fortë është Kosova aq më e dobët është Serbia.

Ndërkaq, kryetari i degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani, u shpreh se të gjithë qytetarët në Kosovë po përkrahin dhe po e besojnë Partinë Demokratike të Kosovës, pasi sipas tij, ata kanë besim në kandidatin e tyre për kryeministër Kadri Veseli.

Kandidatët për deputet nga Lipjani në listën e PDK-së janë Egzona Bytyqi, Selvije Halimi, Ramë Buja dhe Fitim Selimi.