Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2019

Në zgjedhjet e 6 tetorit 115 mijë votues për herë të parë

Foto: Koha / ilustrim

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, në listën e votuesve do të jenë edhe 115 mijë votues të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë. Kështu i tha Radio Kosovës Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017-të, këtë vit të drejt vote kanë më shumë se 115 mijë votues të rinj, sqaroi Valmir Elezi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Në bazë të listës preliminare të votuesve për këto zgjedhje, kjo listë përmban 115 mijë e 215 emra të votuesve më shumë se sa lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet lokale të viti 2017", tha ai.

Elezi shtoi se janë duke pritur certifikimin e listës përfundimtare të votuesve, se sa nga këta votues i kanë mbushur 18 vjet në dy vitet e fundit, dhe sa janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror për votim.