Zgjedhjet 2019

Krasniqi pyet nëse, në kohë zgjedhjesh, shqiptarët i nxjerrin fjalët nga mendja apo nga manga

Descriptive Text

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, tha se nëse vota është bindje e besim i vetëdijes qytetare që buron nga mendja, ndryshimi është në prag.

Kjo pasi paraprakisht, i nxituar nga analizat, ai ka pyetur nëse në kohë zgjedhjesh, shqiptarët i nxjerrin fjalët nga mendja apo nga manga.

“Duke i dëgjuar ‘analizat’ po them: Kush e di? Në kohë zgjedhjesh, shqiptarët nga i nxjerrin fjalët, nga mendja apo nga manga? Nëse edhe vota del nga e njëjta rrugë, ndryshimi është në pikëpyetje të madhe! Nëse vota është bindje e besim i vetëdijes qytetare që buron nga mendja, ndryshimi është në prag”, shkroi ai.