Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka kundërshtuar vendimin e KQZ-së që vetëm personat me dokumente të Kosovës kanë të drejtë vote më 6 tetor.
Sipas tyre, ky është vendim i paligjshëm dhe në shkelje të të drejtave të njeriut. Ata thonë se me këtë vendim KQZ po iu mohon të drejtën e votës 20 mijë malazezëve të cilët jetojnë në veri të Kosovës dhe jashtë vendit.
Lexo edhe: Askush nuk do të mund të votojë më 6 tetor pa dokumente valide të Kosovës, as serbët
“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që thotë se vetëm votuesit me dokumente të Kosovës lejohen të marrin pjesë në zgjedhje është plotësisht i paligjshëm. Tërheqja e të drejtës së votës së qytetarëve në listën zgjedhore është shkelja më e rëndë e të drejtave të njeriut dhe saktësisht ligjit zgjedhor të Kosovës, përkatësisht neni 90 i Ligjit Zgjedhor dhe neni 16 i Rregullores së Zgjedhjeve 09/2013. Ky akt diskriminues ka prekur 20,000 malazezë që jetojnë në veri të Kosovës dhe jashtë Kosovës”, thuhet në deklaratë.
Shoqata e Malazezëve të Kosovës kërkon nga akterët që të ndikojnë tek KQZ në shfuqizimin e këtij vendimi pasi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve dhe të mos dëgjojnë palët që janë kundër arritjes se paqes në Ballkanin Perëndimor.
-
KMDLNj: KQZ-ja veproi drejt kur kërkoi dokumente të Kosovës për votuesit
-
Askush nuk do të mund të votojë më 6 tetor pa dokumente valide të Kosovës, as serbët
-
Anulohet vendimi, në përfaqësi diplomatike s’lejohet votimi me dokumente të skaduara
-
Në përfaqësitë diplomatike mund të votohet edhe me dokumente të Kosovës me afat të skaduar
-
KQZ: Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë