Limaj kryeministër do të pakësonte agjencitë e bordet e pavarura

Limaj kryeministër do të pakësonte agjencitë e bordet e pavarura

10 September 2019 14:00

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilët janë ngarkese për buxhetin e Kosovës.

Limaj ka thënë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.

Kreu i Nismës Socialdemokrate vlerëson se duhet bërë një fuzionim i këtyre agjencive, të cilat janë barrë për buxhetin e vendit.

“Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive, të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit. Po ashtu, Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike”, ka shkruar Limaj në Facebook, transmeton KosovaPress.

Më tutje, Limaj thotë se Nisma në Qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të ketë rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtetë kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë, Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve të cilat janë ngarkesë për buxhetin e Kosovës. Si kandidat për kryeministër dhe si Nismë Socialdemokrate vlerësojmë se urgjentisht duhet rishikuar organizimin dhe funksionimin e tyre.

Ne vlerësojmë se duhet bërë një fuzionim të këtyre agjencive të cilat janë barrë për buxhetin e vendit. Vizioni im si kryeministër i Kosovës është riorganizimi dhe bashkimi i këtyre agjencive të cilat më shumë i kanë sjellë dëme sesa dobi vendit.

Po ashtu, Kosova ka një numër të panevojshëm të bordeve në ndërmarrjet publike.

Nisma në qeveri do të angazhojë një grup ekspertësh në mënyrë që të kemi rekomandime të bazuara, nëse të gjitha këto ndërmarrje vërtet kanë nevojë për borde dhe nëse vendi ynë ka nevojë për kaq shumë agjenci.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme