Zgjedhjet 2019

Zgjedhjet, në rritje numri i kandidatëve që kanë probleme me ligjin

 

Partitë politike duhet të kenë në listat e tyre të kandidatë njerëz që nuk kanë asnjë problem me ligjin, dhe qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetëm në mes të atyre që janë kandidatë me integritet.

Kështu u tha në tryezën me temën “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”, organizuar sot nga Fondacioni Uestminster për Demokraci në Kosovë dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi.