Autori i dokumentarit “Wildlife me Arian Mavriqin” në KTV, Arian Mavriqi, ka njoftuar përmes Facebookut se lejleku i zi i quajtur Marec për shkak të fshatit prej nga u nis për shtegtim, në muajin gusht të këtij viti ka kaluar Sirinë dhe ka hyrë në shtetin e Libanit.
Lejleku është i pajisur më aparatin GPS dhe Mavriqi bënë monitorimin e rrugës së tij të shtegtimit bashkë me lejlekut tjetër të quajtur, Serafina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDestinacioni i tyre i fundit do të jetë Afrika.
Mavriqi ka thënë se shpreson që të mos ketë rrezik për ta, pasi në Liban vriten lejlekët.
“Këtu ekziston rreziku me i madh për të, sepse në Liban njihen si vrasësit më të mëdhenj të Lejlekëve, (Disa fise Libaneze). Zoti e mundësoftë të arrijnë si është më së miri në Afrikë”, ka shtuar ai.
