Fotografi dhe autori i dokumentarit “Wildlife me Arian Mavriqin” në KTV, Arian Mavriqi, ka njoftuar se njëri nga lejlekët e zi “Serafina” ka marrë rrugën për shtegtim.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mavriqi ka njoftuar se ky lejlek momentalisht ndodhet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa pritet të vazhdojë në Greqi, Turqi më pas në Siri e prej aty në ndonjë vend të Afrikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Emocion ashtu siç kemi pritur! Njëri nga Lejlekët tanë të zi “Serafina”, si duket tashmë ka marrë rrugën për shtegtim! Pas kalimit nga Kosova e në Serbi, ajo tashmë ka kaluar në Maqedoni, dhe ku ndodhet edhe momentalisht! Pritet të vazhdoj tutje në Greqi, Turqi, mandej Siri dhe prej aty varet cilin vend në Afrikë do ta zgjedh, dhe atë informacion e presim me padurim. Do të ju mbajmë të informuar me kohë me përditësime të reja. Shpresojmë të shtegtojnë si është më së miri”, ka shkruar Mavriqi krah fotografisë së publikuar të lejlekut.