OKB-ja është zemra e sistemit ndërkombëtar. Fakti që bota u mblodh 76 vjet më parë për të krijuar një organizatë për të “arritur bashkëpunim ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare” në vetvete është e jashtëzakonshme. Por, edhe më mbresëlënëse është se kjo organizatë, pavarësisht sfidave dhe mangësive të saj, ka duruar. Ajo ka treguar se rruga drejt një të ardhmeje më të mirë, më paqësore dhe të qëndrueshme është e shtruar me bashkëpunim, jo me konkurrencë me vlera zero
Vitin e kaluar, Kombet e Bashkuara kryen një sondazh në krejt botën ku u përfshinë më shumë se një milion njerëz nga 193 vende. Reagimet treguan disa fakte të rëndësishme. Dhe, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sivjet duhet të përgjigjet duke forcuar multilateralizmin e bazuar në rregulla.
Si fillim, konsultimi zbuloi se pritjet dhe shpresat e grave, burrave, vajzave dhe djemve në botë janë jashtëzakonisht të ngjashme. Njerëzit duan qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor bazë, sanitari dhe arsimim. Ata, gjithashtu, duan të shohin më shumë solidaritet me ata që janë goditur më shumë nga pandemia dhe me ata që jetojnë në varfëri. Shqetësimi kryesor i të anketuarve në planin afatgjatë është kriza e dyfishtë e ndryshimit të klimës dhe përshpejtimi i humbjes së biodiversitetit. Pothuajse 90% e pjesëmarrësve pajtohen se bashkëpunimi global është jetik për t'u përballur me sfidat e sotme, dhe shumica besojnë se pandemia e ka bërë bashkëpunimin ndërkombëtar edhe më urgjent. Veçanërisht inkurajuese është se të rinjtë në mbarë botën duan qartë më shumë bashkëpunim ndërkombëtar.
Sondazhi i vitit të kaluar ishte një thirrje për veprim. Tani, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, ka nxjerrë Agjendën Tonë të Përbashkët, e cila vijon me Deklaratën Politike të 75-të të OKB-së të miratuar nga të gjithë krerët e shteteve dhe qeverive anëtare të OKB-së një vit më parë. Agjenda e re përcakton planin e guximshëm se si mund t’i përballojmë sfidat e sotme dhe të nesërme.
Kërcënimi i thyerjes duhet të shihet si një mundësi për një përparim. Kjo është arsyeja pse ne po angazhohemi të rrisim mbështetjen e vendeve tona për përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm për të kthyer në realitet agjendën ambicioze të OKB-së.
Pandemia COVID-19, me të cilën po luftojmë ende në nivel global, ka çuar në shtëpi mesazhin se jetojmë në një botë të ndërlidhur dhe të ndërvarur. Për më tepër, në muajt e fundit, ne kemi parë një numër rekord njerëzish të prekur nga vala e të nxehtit, përmbytjet shkatërruese dhe disa nga zjarret më të mëdha në historinë e kohëve të fundit, duke konfirmuar edhe një herë kërcënimin e pashembullt të paraqitur nga ndryshimi i klimës sonë.
Edhe
Nis këtë javë vlerësimi për katër kandidatët për sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
OKB-ja është zemra e sistemit ndërkombëtar. Fakti që bota u mblodh 76 vjet më parë për të krijuar një organizatë për të “arritur bashkëpunim ndërkombëtar në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare” në vetvete është e jashtëzakonshme. Por, edhe më mbresëlënëse është se kjo organizatë, pavarësisht sfidave dhe mangësive të saj, ka duruar. Ajo ka treguar se rruga drejt një të ardhmeje më të mirë, më paqësore dhe të qëndrueshme është e shtruar me bashkëpunim, jo me konkurrencë me vlera zero.
Sidoqoftë, organizatat ndërkombëtare të botës u krijuan kryesisht për të zgjidhur sfidat ndër-shtetërore, jo problemet që tejkalojnë kufijtë, siç janë krizat financiare, pandemitë, terrorizmi, rrjetet e krimit, kërcënimet ndaj oqeaneve ose ndryshimet klimatike. Prandaj, duhet t’i modernizojmë institucionet tona shumëpalëshe, duke i bërë ato të përshtatshme dhe të pajisura më mirë për t’u marrë me sfidat globale dhe ato ndër-gjeneratash me të cilat përballemi.
Duke vërejtur dallimet e mëdha midis botës së brezit themelues të OKB-së dhe botës së sotme, vendosëm vitin e kaluar të ringjallim debatin për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të vazhdojmë punën për rigjallërimin e Asamblesë së Përgjithshme dhe forcimin e Këshillit Ekonomik dhe Social. Në përputhje me Deklaratën e Përbashkët që nënshkruam më 10 nëntor të vitit 2020, në Madrid, ne shohim tri fusha veprimi që duhet të theksohen për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për përforcimin e multilateralizmit.
Së pari, kemi nevojë për një angazhim të përtërirë për bashkëpunimin ndërkombëtar. Organizatat shumëpalëshe duhet të pajisen me mjetet dhe mandatin për të bërë një ndryshim në terren. Bashkëpunimi midis OKB-së, organizatave rajonale dhe institucioneve financiare ndërkombëtare duhet të përmirësohet si në nivel politikash, ashtu edhe në atë operacional. Sistemi shumëpalësh duhet të jetë më i hapur dhe gjithëpërfshirës për t’u dhënë të rinjve, shoqërisë civile, sektorit privat, akademisë dhe të tjerëve një vend në tryezë.
Ne tashmë e bëjmë këtë në praktikë. Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti, kemi organizuar ngjarjen virtuale “Dorëzimi i Agjendës së Përbashkët të OKB-së: Veprim për Arritjen e Barazisë dhe Përfshirjes” në bashkëpunim me nismën Pathfinders for Peaceful, Just, and Inclusive. Ne synojmë të sigurojmë që të gjithë zërat të dëgjohen.
Së dyti, ne duhet të veprojmë sipas agjendës së Sekretarit të Përgjithshëm hapave të guximshëm për të ringjallur dhe forcuar kapacitetin tonë për të trajtuar varfërinë dhe pabarazinë; të sigurojë përfshirjen, pjesëmarrjen e barabartë dhe drejtësinë; adresimin e krizës klimatike dhe përshpejtimin e humbjes së biodiversitetit; dhe të pajisemi për kërcënimet e ardhshme të pandemisë.
Ne kemi mësuar nga kriza COVID-19 që kemi nevojë për të forcuar aftësinë tonë kolektive për të parashikuar, parandaluar dhe menaxhuar rreziqe komplekse siç janë shpërthimet e sëmundjeve, luftërat e reja, sulmet masive kibernetike, fatkeqësitë mjedisore ose ngjarje të tjera të paparashikuara. Prandaj, mirëpresim sugjerimet e Sekretarit të Përgjithshëm se si të forcohet parashikimi global dhe kapaciteti i menaxhimit të rrezikut, përfshirë propozimin për një “Platformë të re Emergjente” globale.
Së fundmi, mirëpresim propozimin për një Samit të së Ardhmes në vitin 2023 dhe duhet ta shfrytëzojmë atë mundësi për t’i rritur përpjekjet tona për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Në botën e sotme, me kaq shumë çështje që zhurmojnë përtej kufijve dhe gjeneratave, duhet ta shfrytëzojmë këtë moment për të krijuar një sistem shumëpalësh më të shkathët, efektiv dhe llogaridhënës që ofron për të gjithë qytetarët dhe na mundëson t’i përballojmë sfidat globale, me të cilat përballemi.
Edhe
Guterres: SHBA-ja beson se fuqia e saj vlen më shumë se e drejta ndërkombëtare
Ne duam të jemi në krye të kësaj përpjekjeje. Së bashku, mund dhe duhet të ringjallim multilateralizmin e bazuar në rregulla, me një OKB më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse në thelbin e saj. Kjo është detyra e madhe politike e kohës sonë.
Carlos Alvarado Quesada është president i Kostarikës. Jacinda Ardern është kryeministre e Zelandës së Re. Stefan Löfven është kryeministër i Suedisë. Cyril Ramaphosa është president i Afrikës së Jugut. Macky Sall është president i Senegalit. Pedro Sánchez është kryeministër i Spanjës. Ky vështrim është shkruar ekskluzivisht për rrjetin botëror të gazetarisë “Project Syndicate”, pjesë e të cilit është edhe “Koha Ditore”. Përktheu: Gent Mehmeti