Vështrime

Mojo e humbur

Kosova u sulmua ngjashëm sikurse Krimeja më 2014, nga njësi paraushtarake me sasi dhe cilësi të armatimit ushtarak. Hyrja në territorin e veriut të Kosovës, sulmi dhe planet për sulme të planifikuara është përtej akteve terroriste, pra, grupi i vendosur në fshatin Banjë (Banjska) ishte pararoja e diçkaje më të madhe; nuk mund të ishte ndonjë aventurë e ndonjë grupi thjesht kriminal apo terrorist. Sulmet terroriste synojnë vëmendje frike, panik të përgjithshëm e edhe medial, ndërkaq ky ishte sulm i mirëfilltë ushtarak. Duhet theksuar po ashtu se grupi paraushtarak mori ndihmën e një kolone të ushtrisë serbe, në drejtim të kufirit me Kosovën, e nga ana e ndërkombëtarëve situata në terren kohëve të fundit nuk është lexuar siç duhet "ose s'kanë dashur ta lexonin siç ka qenë". Megjithatë situata duhet vlerësuar nga dy dimensione, politik dhe ai i sigurisë. Ata, ndërkombëtarët, përgjegjës politikë e ushtarakë, kanë bërë vlerësime sipërfaqësore mbi rrezikun që paraqet Serbia fqinje kundrejt Kosovës; ndërhyrjet e saj në punët e brendshme dhe pretendimin territorial e kanë të shkruar në kushtetutë si pjesë të tyre, prandaj kanë një qëllim kushtetues, zhbërjen ekzistenciale të Kosovës republikë.

Pse ka humbur Mojo?