Vështrime

Serbia në makthin kosovar

Shoqëria në Serbi qysh më 1998-n në Kosovë e humbi rrugën nëpër të cilën hapëron krenueshëm edhe sot e kësaj dite. Nga Gazimestani i kobshëm i Milosheviqit kaluan tridhjetë vjet e ne nuk kemi lëvizur as edhe për një sekondë prej atje. Mbetëm të ngujuar në atë makthin kosovar, e shkaku i hakmarrjes sonë të etur për gjak, prej antifashistëve krenarë u shndërruam në shërbëtorë të gërditshëm të ideve nacionaliste

Natyrisht që nuk është për çudi përse fëmijët nëpër Serbi, menjëherë pasi e përfundojnë vitin shkollor, dalin rrugëve e këndojnë për Kosovën, Ratko Mladiqin, Srebrenicën dhe, po, se si t’i vrasin shqiptarët. Nuk është më aq mister as edhe që Uroshin e vrarë nga Nishi publiku në fakt e gjykon që barti kanotiere provokuese, në të cilën shkruan “antifashist”. Më nuk është edhe aspak shqetësuese që, pak e nga pak, kemi dhunë në bazë fetare, racore apo nacionaliste. Njëmend nuk e di se prej nga përnjëherë kaq çudira. Kësisoj ndodh tërë kohës këtu, vetëm se nganjëherë u kushtojmë vëmendje, e shumicën e kohës ua kthejmë kokat.

Shoqëria në Serbi qysh më 1998-n në Kosovë e humbi rrugën nëpër të cilën hapëron krenueshëm edhe sot e kësaj dite. Nga Gazimestani i kobshëm i Milosheviqit kaluan tridhjetë vjet e ne nuk kemi lëvizur as edhe për një sekondë prej atje. Mbetëm të ngujuar në atë makthin kosovar, e shkaku i hakmarrjes sonë të etur për gjak, prej antifashistëve krenarë u shndërruam në shërbëtorë të gërditshëm të ideve nacionaliste.