Vështrime

Një draftpropozim për Çamërinë

Diplomacia ndërkombëtare ekuilibron me finesë interesat shtetërorë, ndërkaq etnosimbolizmi nacionalist kapërdin ideologjinë mbi apetitet përvetësuese të fqinjëve mbi ndarjet territoriale etnike, fetare kulturore, e deri tek urrejtja racore.

Qysh më 1830 kur Greqia po formësohej politikisht, planifikim shtetëror kishte edhe “gjeostrategjinë” si interes vital për përkufizim territorial të saj. Sipas Charles Vellay, autor librash politiko-historik, përshkruan; një nga momentet historike për shtetin Helen ishte viti 1913 me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Çamëria u shkëput nga trungu amë, duke e aneksuar, e së cilës, helenët i dhanë dhe emrin "Thesproti". Madje edhe emra qytetesh të Çamërisë (Thesprotit) morën ngjyrime Helene, p.sh., Filatit i dhanë emër "Filites", Margëlliçit "Margariti", Paramithisë "Paramithja", apo Gumenicës "Igumeniti" etj. Një tjetër autor, njohës i mirë i hapësirave shqiptare, Robert Elsie, territorin tokësor të Çamërisë e përshkruante si hapësirë prej pesëmbëdhjetë (15) mijë km katrorë!.