Vështrime

“Ballkani evropian” në vend të “Ballkani ballkanasve”

Kalimi prej Ballkanit të Hapur në Proces të Berlinit mund të jetë kalim prej një hapësire boshe në hapësirë tjetër boshe. Kjo është një sfidë reale për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama shpalli javën e kaluar se Ballkani Perëndimor nuk duhet të merret më me projektin e Ballkanit të Hapur, i cili sipas tij, e kishte përmbushur rolin e vet historik dhe tani e tutje duhej përqendruar te Procesi i Berlinit, samiti i radhës i të cilit do të mbahet në tetorin e këtij viti.

Një formulim i këtillë ndoshta mund të jetë shkas i mirë për të dhënë disa vërejtje për sfidat e bashkëpunimit regjional, sfida të patejkaluara nga Ballkani i Hapur dhe me potencial të mos tejkalohen as nga Procesi i Berlinit.