Vështrime

Për të mirën e përbashkët

E mira e përbashkët është një objektiv i përbashkët. Duke theksuar se si dhe çfarë, ofron mundësi për të promovuar solidaritetin njerëzor, ndarjen e njohurive dhe shpërndarjen kolektive të shpërblimeve. Është mënyra më e mirë - në të vërtetë e vetmja - për të siguruar cilësi të mirë jete për të gjithë në një planet të ndërlidhur

Pasi udhëheqësit e qeverive, biznesit dhe shoqërisë civile u mblodhën në takimin e Forumit Ekonomik Botëror të këtij viti në Davos, vrojtimi se ne po jetojmë në epokën e një “polikrize” është përhapur gjithandej. Ndodhja e njëkohshme e ngjarjeve të shumta katastrofike është gur-themel i klimës së sotme socio-ekonomike dhe gjeopolitike.

Karshi sfidave kaq të mëdha si ngrohja globale, sistemet e prishura shëndetësore, një ndarje digjitale në rritje dhe modelet e financuara të biznesit që po rrisin të ardhurat dhe pabarazinë e pasurisë, nuk është çudi që zhgënjimi me politikën po rritet - kushte ideale për populistët që premtojnë rregullime të shpejta. Por zgjidhjet reale janë komplekse dhe do të kërkojnë investime dhe rregullim, si dhe risi sociale, organizative dhe teknologjike, jo vetëm nga qeveria apo biznesi, por edhe nga individë dhe organizata në të gjithë shoqërinë civile.