Vështrime

Nuk është patriot, është argat i fashistëve

Mbi debatin për Xhafer Devën dhe marrëzitë e hajvanëve shqiptarë.

Tani që u hap kjo tema e Xhafer Devës, shumë hajvanë shfaqen në publik për të shitur mend. Që Xhafer Deva ka qenë bashkëpunëtor i nazistëve, kjo është e dokumentuar. Në një fotografi ai shihet bashkë me një oficer nazist dhe me Kosta Peçancin, një komandant çetnik dhe kolaboracionist të nazistëve, duke u shëtitur nëpër Podujevë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Si shkojnë bashkë – çetniku dhe nacionalisti shqiptar?

Shkojnë sepse të dy janë bashkëpunëtorë të nazistëve. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Ka edhe fotografi të tjera ku Xhafer Deva shihet pranë oficerëve nazistë si argat i tyre në viset shqiptare. Të joshur nga regjimi i Benito Mussolinit dhe Adolf Hitlerit disa politikanë shqiptarë u rreshtuan në krahun e nazifashizmit. Mund të kenë besuar se kështu do të siguronin kufijtë e një shteti shqiptar në Ballkan, por rreshtimi qe një gabim i rëndë.