OpEd

Hakimi i tragjedisë së të përbashkëtave

Në më pak se dy vjet, ne kemi parë startupet e bioteknologjisë, kompanitë farmaceutike, institucionet akademike, qeveritë, fondacionet dhe grupet e mendimit të bashkohen për të zhvilluar dhe shpërndarë teste, vaksina dhe trajtime të tjera të fundit për COVID-19. Kjo arritje mahnitëse ndodhi nga prerja e kapanoneve tradicionale organizative dhe sektoriale dhe na kujton se, kur përballemi me një kërcënim të afërt, interesat e ndryshme mund të bashkohen për të hartuar një kurs të ri. Rruga është nisur. Tani duhet që ta ndjekim ashtu që t’i trajtojmë problemet e tjera të të përbashkëtave përpara se ato të bëhen edhe më tragjike

Fjala e javës, për fat të keq, është Omicron. Me një variant tjetër të ri të COVID-19, që dominon titujt e mediave, vëmendja globale mbi çështjet e klimës pas konferencës COP26 të muajit të kaluar po zbehet shpejt. Njerëzimi, në fund të fundit, tenton që të përqendrohet në kërcënimin më të menjëhershëm.

Megjithëkëtë, përgjigjja jonë ndaj pandemisë mund të ofrojë një udhërrëfyes për përballimin e ndryshimeve klimatike. Të dyja krizat përfshijnë një tragjedi klasike të të përbashkëtave, e cila ndodh kur individët shpërfillin mirëqenien e shoqërisë në interes të përfitimit personal. Sidoqoftë, reagimi global ndaj COVID-19 tregoi se disa palë të pangjashme mund të bëhen bashkë, në rrezik të vetë interesave të tyre individuale, me qëllim të përshpejtimit të zhvillimit, testimit dhe shpërndarjes (të paktën në botën e pasur) së suksesshme të vaksinave. Kriza klimatike kërkon një qasje të ngjashme. Shpërndarja e kapitalit për të zbutur ngrohjen globale do të kërkojë një përafrim të miqve të pazakontë në financa, teknologji, aktivizmin social e të drejtësisë dhe më gjerë.

Kapitali, bashkë me qeverinë dhe fenë, ka qenë njëra prej tri levave më të mëdha të ndryshimit në histori. Ajo ka fuqinë të ndryshojë trajektoren e qytetërimeve të tëra. Për shumë dekada, flukset e kapitalit kanë ndjekur një rregull të thjeshtë të përcaktuar nga ekonomisti laureat i Nobelit, Milton Friedman: gjithçka që ka rëndësi është kthimi i aksionarëve. Por qëndrueshmëria e vazhdueshme e kësaj maksime është vënë në pikëpyetje nga zjarret e paprecedentë, përmbytjet më të shpeshta dhe më të rënda, pabarazitë sociale gjithnjë e më të dukshme dhe problemet e tjera shqetësuese.

Tani ka një mbështetje në rritje për idenë se kapitali duhet të përdoret për më shumë se vetëm kthime financiare, siç tregohet nga shpërthimi i interesit për standardet ESG (mjedisore, sociale dhe qeverisje) në korporata.

Është një lajm i mirë fakti që investitorët kanë filluar të kërkojnë transparencë më të madhe për mënyrën sesi kompanitë e menaxhojnë dinamikën e tyre ESG dhe se drejtuesit dhe bordet e drejtorëve kanë filluar që të gjurmojnë të dhënat përkatëse për t’u raportuar investitorëve të tyre. Ju nuk mund të ndryshoni atë që nuk e matni.

Mirëpo lëvizja e ESG-së është fokusuar kryesisht në kompanitë e tregtuara publike. Kjo është e kuptueshme, sepse kompani të tilla janë vendi ku aksionarët individualë mund të ndikojnë në sjelljen, siç tregoi kohët e fundit fondi mbrojtës Engine No. 1 me fushatën e suksesshme për t’i instaluar mbrojtësit e dekarbonizimit në bordin e ExxonMobil. Problemi është se ka më pak se 50,000 kompani të listuara publikisht në botë sot, krahasuar me më shumë se 200 milionë kompani private. Nëse leva e kapitalit do të përdoret në mënyrë efektive, ajo duhet që të përfshijë kompanitë private.

Jo vetëm që kompanitë private përfaqësojnë shumicën dërrmuese të punësimit dhe pjesën më të madhe të GDP-së botërore, por janë gjithashtu ato në të cilat kompanitë publike mbështeten për inputet kryesore. Pjesa më e madhe e zotimeve të fundit për zero emetime, të bëra nga korporatat e Fortune 500, do të kenë pak kuptim përderisa të ketë mosqartësi më të madhe për atë që po ndodh në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Siç qëndrojnë gjërat, ka shumë pak informacion lidhur me matjet e ESG-së së kompanive private. Dhe shumë nga të dhënat që ekzistojnë janë të cilësisë së dobët, të llogaritura nga palët e treta duke përdorur algoritme që bëjnë pak më shumë sesa hamendje në përfundime. Ajo që ka munguar është një model konsorciumi, në të cilin shokët e pangjashëm mblidhen për të zgjidhur një problem që nuk mund të adresohet nga asnjë grup.

Për fat të mirë, kohët e fundit ka pasur përpjekje premtuese për të adresuar këtë problem. Për shembull, Projekti i Konvergjencës së të Dhënave ESG, grup menaxherësh me kapital privat dhe investitorë partnerë, të udhëhequr nga “Carlyle Group” dhe Sistemi i Pensionit të Punonjësve Publikë i Kalifornisë, po punon në standardizimin e një sërë matjesh raportuese ESG për menaxherët e kapitalit privat. Në mënyrë të ngjashme, Shoqata e Partnerëve të Kufizuar Institucionalë ka hartuar një Udhërrëfyes ESG për të identifikuar praktikat më të mira për investitorët e tregut privat që janë të interesuar të avancojnë përpjekjet e ESG-së në organizatat e tyre.

Së fundi, në Novata, ne kemi organizuar një konsorcium shumë të pazakontë lojtarësh që përfaqësojnë interesa që ndoshta nuk janë bashkuar kurrë më parë. Anëtarët e tij përfshijnë Fondacionin Ford, Rrjetin Omidyar, S&P Global, Hamilton Lane dhe një gamë të gjerë firmash me kapital privat dhe investitorë të fondeve pensionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Ai përfaqëson disa nga themelet kryesore në botë të përkushtuara në drejtësinë sociale dhe kapitalizmin gjithëpërfshirës, ​​lojtarët kryesorë në të dhënat dhe analizat financiare, ndërmjetësi më i madh në tregjet private, një grup i larmishëm firmash me kapital privat me angazhime të gjata ndaj standardeve ESG dhe një grup të fondeve kryesore të pensioneve që investojnë në klasën e aktiveve me kapital privat. Si një korporatë me përfitim publik, Novata do të ofrojë një ESG "në platformë" për kompanitë private nga e gjithë bota për të gjurmuar, ruajtur dhe raportuar mbi të dhënat përkatëse.

Ky ekosistem i ri i partneriteteve në tregjet private përfaqëson një qasje të re për mbledhjen e të dhënave të sakta ESG, e cila është thelbësore për përdorimin e kapitalit për të trajtuar disa nga sfidat tona më të mëdha. Dhe, ç’është më e rëndësishmja, këto përpjekje synojnë që ta plotësojnë dhe jo të konkurrojnë me njëra-tjetrën për të përshpejtuar ndryshimet në tregjet private.

Në më pak se dy vjet, ne kemi parë startupet e bioteknologjisë, kompanitë farmaceutike, institucionet akademike, qeveritë, fondacionet dhe grupet e mendimit të bashkohen për të zhvilluar dhe shpërndarë teste, vaksina dhe trajtime të tjera të fundit për COVID-19. Kjo arritje mahnitëse ndodhi nga prerja e kapanoneve tradicionale organizative dhe sektoriale dhe na kujton se, kur përballemi me një kërcënim të afërt, interesat e ndryshme mund të bashkohen për të hartuar një kurs të ri.

Rruga është nisur. Tani duhet që ta ndjekim ashtu që t’i trajtojmë problemet e tjera të të përbashkëtave përpara se ato të bëhen edhe më tragjike.