Vështrime

Barazi gjinore apo ekstremizëm gjuhësor?

Se gratë dhe burrat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, kjo në kohët e sotme do të duhej të ishte e vetëkuptueshme. Bota e vjetër ku burrat merrnin vendime për çdo gjë po perëndon dhe ky është lajm i mirë. Në komunikimet publike institucionet, mediat dhe akterët e tjerë duhet të marrin parasysh patjetër edhe gratë, sepse s'ka më vetëm lexues, por edhe lexuese, s'ka më vetëm zyrtarë, por edhe zyrtare, s'ka më vetëm politikanë, por edhe politikane. Këtë duhet ta kenë parasysh sidomos gazetarët kur shkruajnë apo flasin. Kur gratë kërkojnë barazi gjinore, kjo është krejtësisht legjitime.

Si po përpiqen feministet radikale dhe aktivistët e komunitetit LGBTQ t'i zhdukin nga fjalori fjalët «grua» dhe «nënë»: në njoftimet zyrtare në botën angolosaksone flitet për «trupa me vagina» dhe jo për gra, flitet për «individë shtatzënë» dhe jo për nëna, flitet për «njerëz me mensturacione» dhe jo për gra, flitet për «njerëz me qafë të mitrës» dhe jo për gra. Kështu beteja legjitime për barazi mes gjinive po hyn në terrenin e teatrit absurd.

Se gratë dhe burrat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta, kjo në kohët e sotme do të duhej të ishte e vetëkuptueshme. Bota e vjetër ku burrat merrnin vendime për çdo gjë po perëndon dhe ky është lajm i mirë. Në komunikimet publike institucionet, mediat dhe akterët e tjerë duhet të marrin parasysh patjetër edhe gratë, sepse s'ka më vetëm lexues, por edhe lexuese, s'ka më vetëm zyrtarë, por edhe zyrtare, s'ka më vetëm politikanë, por edhe politikane. Këtë duhet ta kenë parasysh sidomos gazetarët kur shkruajnë apo flasin. Kur gratë kërkojnë barazi gjinore, kjo është krejtësisht legjitime.

Por në disa raste kërkesa për barazi gjinore po merr përmasa absurde. Nga frika se do të sulmohen nga grupet radikale feministe apo të komunitetit LGBT, institucionet dhe mediat sidomos në botën anglosaksone po përdorin akrobacione gjuhësore që e bëjnë qesharake betejën për barazi gjinore.