Vështrime

Mbi luanët dhe talebanët

1.
Një vrasje, e kryer më 9 shtator 2001, ishte një paralajmërim se diçka e madhe, një ngjarje trishtuese do të pasonte. Në zërin e gazetarit Ahmad Taheri dëgjohej shqetësimi kur nga Kabuli telefonoi në deskun e politikës së jashtme të gazetës zvicerane "Tages Anzeiger". "E kanë vrarë luanin e Luginës së Panxhirit", tha Taheri, persian me origjinë, i cili i fliste pothuaj të gjitha dialektet e Afganistanit, por prej dekadash jetonte në Gjermani, ku kishte marrë pjesë në demonstrata kundër regjimit të Shahut iranian Reza Pahlavi.
"Luani i Panxhirit" ishte Ahmed Shah Masudi, njëri nga komandantët legjendarë kundër talebanëve. Masudi ishte vrarë nga dy terroristë, të cilët kishin arritur ta takonin duke u prezantuar si "gazetarë arabë". Poeti i njohur afgan, Khalil Khalili, kishte shkruar: "Dy Ahmed Shaha janë krenaria e atdheut tim, ai nga Kandahari dhe ai nga Panxhiri". Ahmedi nga Kandahari ishte Ahmet Shah Dorrani, themelues i shtetit kombëtar afgan në shekullin e 18-të. Ahmedi nga Panxhiri, nga "lugina e pesë zjarreve", ishte Ahmed Shah Masudi, simbol i rezistencës kundër pushtimit sovjetik, më vonë kundërshtar i ashpër i talebanëve. Të hënën, nëpër mediat ndërkombëtare qarkulloi lajmi se talebanët e kanë pushtuar Panxhirin. Udhëheqës i kryengritësve të atjeshëm është Ahmad Masudi, i biri i Ahmed Shah Masudit të famshëm. Dy ditë pas vrasjes së Ahmed Shah Masudit, më 11 shtator 2001, bota do të ndryshonte rrënjësisht. Do të fillonte lufta kundër terrorit. Në fillim të tetorit 2001, SHBA-ja sulmoi regjimin e talebanëve, të cilët e kishin pranuar si mysafir shefin e Al-Kaidës, Osama Bin Laden, dhe ithtarët e tij. Ahmad Taheri, kolegu që raportoi për vrasjen dhe varrimin e Ahmet Shah Masudit, s'jeton më. Vdiq në dhjetor të vitit 2018.

2.
Një ndër skenat më bizare që ka përshkruar Ahmad Taheri në reportazhet e tij të shumta nga Afganistani është ajo mbi kopshtin zoologjik të Kabulit. Në fund të vitit 1997, kur Kabuli tashmë ishte në duart e talebanëve, ishte ndaluar gati çdo aktivitet argëtues. S'kishte kinema, s'kishte televizion, muzika ishte ndaluar dhe shpallur haram. Burrat mund të vizitonin kopshtin zoologjik të Kabulit. "Ai është një pjesë makabre e historisë afgane", shkruante Taheri. Para sundimit të talebanëve në kopsht jetonin 130 kafshë të ndryshme: luanë, tigra, leopardë, gjirafa, elefantë, zogj ekzotikë, mes tyre edhe "papagajë që flisnin anglisht". Në dhjetor 1997, kopshti ishte i rrethuar nga rrënojat. Grupet rivalizuese të muxhahedinëve kishin luftuar për të futur nën kontroll kopshtin zoologjik. Luftëtarët e uritur i gllabëruan të gjitha kafshët, mishi i të cilave nuk është i ndaluar nga islami. Në tenxhere përfunduan edhe zebrat dhe gjirafat. Leopardët dhe tigrat u vranë dhe lëkurat e tyre u shitën. Krenaria e kopshtit, një elefant, u godit me raketë. Eshtrat e tij ende janë të shpërndarë aty. "Kanë mbetur vetëm dy ujq, dy arusha, dy korba, dy shqiponja, një hut, një derr i egër, tre majmunë dhe një çift luanësh", raportonte Taheri. Luanesha ishte në gjendje të mirë, ndërsa luani jo. Ai ishte viktimë e gjakmarrjes afgane. Ja çfarë kishte ndodhur: një ditë një burrë kishte ardhur nga lugina e Panxhirit dhe e kishte shikuar luanin, mbretin e kafshëve të egra. Burri nga Panxhiri kishte thënë se ai si "luani nga Panxhiri" është më i fuqishëm se luani nga Kabuli. Dhe ishte futur në torishtën e luanit për t'i kërkuar dyluftim, i cili zgjati pak minuta. Luani i vërtetë ia këputi gabzherrin luanit nga Panxhiri. Në ceremoninë e varrimit, vëllai i tij u kërcënua me hakmarrje. Dy ditë më vonë ai e sulmoi luanin nga Kabuli me një granatë dore të prodhimit kinez. "Që nga atëherë luani është verbuar, fytyrën e tij e mbulojnë plagët. Kur e hap gojën, i duken vetëm dy dhëmbë". Një rojtar i kopshtit zoologjik atëbotë kishte thënë: "Shikoni se çfarë ka ndodhur me vendin tonë".

20 vjet më parë, një aleancë individësh islamikë sulmuan disa caqe në SHBA. Pak javë më vonë, në fillim të tetorit 2001, Washingtoni sulmoi regjimin e talebanëve. Kujtime nga një kohë që duket aq e largët - dhe është aq e afërt

3.
Talebanët e mbajnë veten për myslimanë të vërtetë. Grave ua kufizojnë të drejtat, i detyrojnë të mbulohen, muzika dhe alkooli nuk hyjnë në repertorin e tyre argëtues. Por, talebanët s'kanë problem që luftën e tyre ta financojnë nga shitja e opiumit. Më 1999, Afganistani prodhoi 4.600 tonelata opium. Burma, me 1.200 tonelata, zbriti në vendin e dytë. Kurani, heroina, kamxhiku - talebanët i përdorin dhe keqpërdorin ato varësisht nga interesi. Kështu ka qenë para 30 apo 20 vjetëve. Dhe kështu me gjasë do të jetë edhe në të ardhmen.